Ndërsa dha lajmin për shpërblime për punonjësit e shërbimit zjarrfikës, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u pyet nga gazetarët edhe për marrëveshjen për emigrantët me Italinë dhe pezullimin e saj nga Gjykata Kushtetuese.

Ai u shpreh se ka bindjen që gjykata do e vlerësojë brenda një kohe të shkurtër siç e parashikon ligji, që të niset me zbatimin e marrëveshjes.

“Shembull solidariteti me qeverinë italiane, ky model po merret si shembull për tu zbatuar nga gjitha vendet e tjera anëtare apo ato që aspirojnë të bëhen anëtare të BE. Të jesh pjesë e BE nuk mjafton, tu gëzohesh vetëm përfitimeve që vijnë nga procesi. Duhet të marrësh angazhime dhe përgjegjësi. Me këtë strategji morën përgjigje gjithë ata skeptik që e panë si marrëveshje në një farë mënyrë trajtimi Shqipërinë si një vend të dorës së dytë. Mos harroni rolin e rëndësishëm që Shqipëria ka, dhe shpreh bindjen se Kushtetuesja do të vlerësojë në kohë të shkurtër, sikurse e ka kompetencë, për të filluar zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Balla.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb