Kryeministri Edi Rama gjatë forumit për sigurinë në Pragë është pyetur edhe në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për emigrantët të cilët do të vijnë në Shqipëri. Rama u shpreh se fillimisht marrëveshja është firmosur sepse nuk i thuhet dot jo Italisë dhe më tej edhe Melonit, ai u shpreh se historia e ka treguar se Italia ka qenë pranë Shqipërisë në situata të vështira.

Më tej ai u shpreh se edhe pse po mbahemi peng për tu bëre pjesë e familjes së madhe së BE, ne duhet të sillemi si vend i saj.

Edi Rama: ”Marrëveshja u nënshkrua sepse fillimisht sepse nuk i themi dot jo Italisë, sidomos Melonit’ . Ne si themi dot jo Italisë për shkak të historisë, për shkak se sa e pranishme ka qenë pranë nesh në situata të vështira. Ne duhet të sillemi si europian, edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e familjes së madhe të BE.

Emigracioni është kthyer në një luftë kulturash, ç’ka do të thotë se ky është një dëm i madh. Shqipëria nuk ka pasur kurrë probleme lidhur me besimin, dhe nuk do të ketë kurrë sepse në i respektojmë njëri-tjetrin.

Në fakt kjo nuk ka të bëjë me kulturën por me konceptin e territorit dhe të zgjedhurin se duhet të garanojnë sigurinë, dhe jashtë do dalin ata që ti sheh pra se është e nevojshme. Por kur vjen një, vjen edhe një tjetër, atëher bëhet më e vështirë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: