Koloneli Çlirim Toci, në një intervistë me Skype në News 24 komentoi marrëveshjen për mbrojtjen mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Toci tha se marrëveshja është krejtësisht normale dhe nuk përfshin asnjë lloj agresioni. Ai shtoi se Serbia si gjithmonë përpiqet të hapë probleme në rajon. Sipas tij, rajoni ka nevojë për stabilitet dhe paqe.

Kolonel Çlirim Toci: Është një marrëveshje normale, që çdo vend demokratik ka të drejtë të nënshkruajë me vend tjetër. Aq më tepër, që Shqipëria dhe Kroacia janë pjesë e NATO-s. Vendet do të bashkëpunojnë në fushën e mbrojtjes, është marrëveshje bashkëpunimi, nuk është kërcënuese. Reagimi i Serbisë është i tillë, siç ka bërë gjithmonë më herët.

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë objektiv që të kthehen në Forca Ushtarake, që Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe më e lehta është që të bashkëpunojë me Shqipërinë, vend tjetër i një kombi dhe me Kroacinë, një vend me të cilin ka pasur raporte të mira. Serbia ka krijuar probleme historikisht në Ballkan. Sot është koha e paqes dhe jo e konflikteve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb