Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te marrëveshja me Italinë për përballimin e refugjatëve, ku tha se është një arritje e madhe.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se një marrëveshje të këtillë nuk do ta mund ta firmoste me asnjë vend tjetër të BE-së, por Italia përbën ndryshim për vetë faktin e asaj çka ka bërë për shqiptarët që prej kohës së eksodit të viteve ’90.
“Qysh nga fillimi ne nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër të BE-së sepse ka një ndryshim, të madh dhe një ndryshim historiko-kulturor dhe gjithashtu edhe emocional që lidh Shqipërinë me Italinë dhe shqiptarët me italianët.
Nuk besoj që ne nuk do të jemi në gjendje që në vitet që do vijnë për të parashikuar vitet që mund të kemi përpara për të paguar atë borxhin që kemi drejt Italisë, dhe popullit të Italisë, për atë që kanë bërë për ne, nga dita që kemi mbërritur në këtë anë të bregut. Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet.”, tha kreu i qeverisë.
Marrëveshja e refugjatëve, është një arritje e madhe sipas kryeministrit Rama, por në këtë formë sipas tij mund të shlyhet sadopak borxhi që Shqipëria i ka Italisë. Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se Shqipëria është treguar e gatshme edhe herë tjetër për të t’ju ardhur në ndihmë refugjatëve dhe shteteve të tjera, ndërsa kujtoi rastin e afganëve.
“Shqipëria u ka dhënë strehim mijëra vajzave dhe grave afgane brenda pjesës tonë të aleancës strategjike të Aleancës. Të gjithë ata që kanë besuar në botën e re që e bënin për ata nuk mund t’i linim në duart e atyre vrasësve të sovranit të Afganistanit. Besoj se shkoj në mënyrë të shkëlqyer shumë mirë, sepse ato familje janë tashmë të shpëtuara. Ky është një shembull sepse kemi krijuar kushtet për t’i trajtuar, se i marrjen e të dhënave të tyre dhe adaptimin e tyre në lidhje me kërkesat dhe statusin e tyre për t’i dërguar në vende të tjera.
Kemi dhënë mundësinë për të mbijetuar mundësinë për të mbijetuar mbi mijëra iranianëve. Nuk mund ti zgjidhim problemet por mund të japim një ndihmesë dhe besoj se nuk mund të ekzistojë koncepti ‘ja të shikojmë dhe nga krahu tjetër, që ja do ta shikojmë ndonjë zgjidhje’. Por besoj që njëherë që jemi anëtarë të Bashkimit Evropian, mund të shikojmë dhe ti rendisim të gjitha këto karakteristikat tona në ecurinë tonë dhe kolegët tonë në këtë bashkëpunim.”, tha Rama.
(BalkanWeb)