Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Maqedoni lidhur me çështjen e kufirit të Luginës së Preshevës, ishte ankuar pranë Shtabit Suprem të Ushtrisë Jugosllave me datë 26 gusht 1944. Maqedonasit kërkonin që Rrethi i Preshevës të përfshihet brenda kufijve të tyre.

Arsyetimi ishte se Rrethi i Preshevës (Presheva, Bujanoci) deri më tani kishte qenë i përshirë në kuadër të territorit maqedonas dhe se ekonomikisht kishte qenë i lidhur me jugun. Sipas dëshmisë së Bllagoje Neshkovixit, (që më vonë, prej vitit 1945-1948, do të bëhej kryeministër i Serbisë) në këtë kohë ai kishte komunikuar edhe me kryetarin e ardhshëm të Jugosllavisë, Josip Broz Tito, shkruan sot Skënder Latifi në Koha Ditore.

“Tito m’u përgjigj se tani më e rëndësishme është t’i luftojmë bullgarët, gjermanët dhe tradhtarët e brendshëm se ta hapim çështjen e Preshevës”. Ndërsa, Neshkoviq dëshmon se në radiogramin e datës 30 gusht 1944 të KQ të PKJ-së ishte përgjigjur: “Atëherë kur Kosova do ta formojë Shtabin Operativ në kuadër të Shtabit Suprem të Komitetit Krahinor të Kosovës, mendoj se do të marrë fund çështja e Rrethit të Preshevës”.

Mirëpo, në shkresën e datës 6 nëntor 1944, që ruhet në Arkivin e Serbisë (dokumenti AS-Ob. KK bb) thuhet: Komiteti Krahinor i Serbisë i drejtohet Komitetit Krahinor të Kosovës se “Rrethi i Preshevës që përkohësisht ndodhet në përbërjen e Qarkut të Vrajës, më vonë do të hyjë në kuadër të organizatës partiake kosovare (Kosovës)”.

Që në fakt le të nënkuptohet se Lugina e Preshevës territorialisht do t’i bashkëngjitej Kosovës. Mirëpo, paraprakisht pala serbe heshtazi e kishte kaluar Luginën

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb