Një pengmarrje e frikshme. Kështu e cilësojnë mediat italiane veprimin e pesë djemve, në Como të Italisë, mes tyre edhe shqiptarë, të cilët kanë rrëmbyer katër vajza dhi kanë mbylluar ato në një dhomë për disa orë. Madje thuhet se njërën prej tyre, 16-vjeçe e kanë përdhunuar.

Djmte
Djmte

Pesë të rinjtë janë arrestuar tashmë nga policia, ndërsa hetuesit thonë se ata anë vepruar “në mënyrë banditeske” me vajzat e mitura.

Como 5 Arresti Per Violenza Sessuale Coinvolti 2 Minori
Como 5 Arresti Per Violenza Sessuale Coinvolti 2 Minori

Incidenti ka ndodhur më 14 korrik të vitit të shkuar dhe u zhvillua në banesën e njërit prej tyre në zonën Canturino, ku pesë miqtë, tre prej të cilëve shqiptarë dhe dy marokenë, kishin ftuar 4 vajzat e mitura italiane.

Sipas aktakuzës, djemtë pjesërisht të dehur dhe nën ndikimin e drogës, i mbyllën vajzat në një dhomë për më shumë se 3 orë, duke kërcënuar se do t’i hidhnin nga dritarja. Përveç akuzave për përdhunim në grup, lëndim dhe rrëmbim, dy prej të arrestuarve 17 vjeçarë akuzohen edhe për shpërndarje të lëndëve narkotike.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb