TIRANE

Pak ditë më parë Vitmar Basha gjatë një interviste për emisionin ‘Lart e Poshtë’ zbuloi se ishte në një lidhje me këngëtaren e njohur, Marsela Çibukaj.

Më 31 janar këngëtari prezantoi me një koncert album e tij të cilin ia kishte dedikuar asaj. Ai tregoi se është në një lidhje dashurie me Marsela Çibukaj. Nuk ka vonuar edhe konfirmimi nga ana e këngëtares e cila ka zgjedhur koncertin e tij, për ta bërë publike lidhjen.

“Janë disa gjëra që nuk shpjegohen dot me fjalë…sidomos dashuria”,-shkruan Marsela bashkangjitur fotove ku shfaqet me partnerin e saj.


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb