TIRANË

Zhvendosja e turmës së protestuesve drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka sjellë edhe reagimin e shpejtë të policëve në terren. Gazetari Erjon Skëndaj tregon se menjëherë pas nisjes së protestuesve, forcat speciale ka lëvizur me shpejtësi për në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Unazë.

Pas Drejtorisë së Policisë së Shtetit, protestuesit do të lëvizin drejt parlamentit, më pas tek Ministria e Brendshme dhe në fund tek Policia e Tiranës. Rreth 1500 forca policie janë në terren.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb