Marsida Qatja ka befasuar sërish me rrëfimin për ngjarjen e ndodhur në banesën e saj, në Kavajë, ku u vra Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi.

Duke folur për “Open”, 30-vjeçarja është shprehur se familjarët e Haxhollit po e ngatërrojnë me një femër tjetër, që sipas saj, kishte lidhje intime me viktimën dhe që ai e dhunonte.

Ajo ka thënë se në gjithë këtë ngjarje është “viktimë” dhe jo “mollë sherri”, pasi sipas saj, Dritan Haxholli kërcënonte shumë njerëz.

“E vërteta është se unë nuk kam pas lidhje hiç me Dritan Haxhollin. Familjarët e Dritanit më ngatërrojnë me një femër tjetër, ajo është dhunuar prej tij, janë letrat e hapura në spital. Unë kisha pas raport shoqëror me të. Ajo femra, që ka pas raport intim me të, ishte e pambrojtur. Mua nuk më ka dhunuar, vetëm më ka shtyrë dhe kërcënuar. Nuk isha vetëm unë e kërcënuar, por unë isha e mbrojtur, se kam shoqëri.

Di të them se unë jam viktima, por nuk jam “molla e sherrit”. Atë natë nuk e ftova unë, më solli një mesazh, i thashë “jam në gjumë”. Ata dy tjerët ishin thjesht miqtë e mi, Bledari nuk donte të ishte vetëm, sepse mendonin keq njerëzit. Asgjë nuk ishte e sajuar. Dritani ka qenë një ndër miqtë e mi, por ka qenë njeri problematik’, ka treguar Qatja.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb