30-vjeçarja Marsida Qatja duket se e ka lënë pas ngjarjen që ndodhi në banesën e saj, në Kavajë, dhe që tronditi mbarë opinionin publik, ku u vra Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toçi.
Qatja, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale pas ngjarjes së përgjakshme, ka postuar së fundi një foto me tre fëmijët e saj në “Facebook”, mbi të cilat shkruan se në praninë e tyre ndjehej e bekuar. Në foto duket qartë djali i madh, vajza dhe djali 2-vjeçar, prej të cilit Qatja siguroi edhe masën “arrest shtëpie”.
Ajo u vu më 17 tetor nga gjykata e Kavajës nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, me arsyetimin se Marsida ka një fëmijë vetëm 2 vjeç, e që duhet ta ushqejë me gji.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak javë më parë në Kavajë, ku një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.