Sipas një raporti të UNICEF të përgatitur për Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, normat e martesave të fëmijëve janë të larta në zonat rurale dhe të thella dhe midis komuniteteve rome, megjithatë të dhëna të sakta statistikore nuk janë të disponueshme.

Për më tepër, shpesh të dhënat ofrojnë një panoramë krejt ndryshe, pasi martesat nën moshë nuk raportohen.
E ftuar në Vila24 avokatja Eralda Ndoj dha një pasqyrë më të detajuar.

“Asnjë martesë nën moshës 18 vjeç nuk është e lejuar por pavarësisht kësaj ende vazhdohet të ketë të tilla. Në media i dëgjojmë më rrallë por ne përballemi çdo ditë në gjykata me raste të tilla ku vajza nga 12,13-14 vjeç martohen. Martesa të tilla ndodhin më shumë në familje të varfra me shumë fëmijë, kryesisht në zona rurale. Duhet ta dinë të gjithë që kjo është një vepër që dënohet me ligj, jo vetëm martesa por dhe marrëdhënia seksuale me të mitur të moshës nën 14 vjeç dënohet deri 15 vjet burg”- tha avokatja për News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb