Në Shqipëri është celebruar martesa e parë mes dy homoseksualëve. Ceremonia civile është kryer në ambientet e Ambasadës Britanike në Tiranë. Çifti i martuar ishte Donald Holder dhe Michael Keane, të cilët zgjodhën që ceremoninë e tyre ta bëjnë në Shqipëri. Ata janë qytetarë britanikë dhe sipas ligjit të tyre kjo gjë lejohet për sa kohë që ndodh në ambientet e përfaqësisë diplomatike britanike. Përpara shtetit shqiptar ata njihen zyrtarisht si çift i martuar.
(er.cu/BalkanWeb)