Në verën e vitit 2015 ishte Anthony Martial surpriza në orët e fundit të merkatos, me francezin që braktisi Monaco-n për t’ju bashkuar Manchester United. Kjo nuk ishte e gjitha, pasi me këtë transferim u vendos një rekord sa i takon shumës që paguan djajtë e kuq, afërsisht 50 mln euro për një djalosh vetëm 19-të vjeç.

Tashmë prej gati dy sezonesh te United, dalin prapaskena të reja lidhur me kontratën që klubi anglez ka nënshkruar me atë francez, Monakon. Ekziston një klauzolë që nëse Martial arrin kuotën e 25-së golave, djajtë duhet t’I paguajnë klubit të “Ligue 1” një shifër plus prej 10 mln eurosh. Martial pas golit të realizuar ndaj Ëatford fundjavën e kaluar, ndodhet në kuotën e 24-ëe golave, që do të thotë se “rrjeta” e ardhshme do t’I kushtojë United 10 mln euro.

Në kohën kur Martial luante me Monakon, ka qenë francezi ai që ka përfituar pikërisht nga një kontratë e tillë. Pasi arriti kuotën e 25-së golave, Manako u detyrua t’i shtonte në llogari Martial një shumë 10 mln euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb