Lautaro Martinez është njeriu i momentin në shtëpinë ziklatër, një sulmues i rilindur pas largimit të Icardit. Marotta insiston, Martinez nuk largohet por as Barcelona nuk ka ndërmend të dorëzohet, Martinez është në qendër të projektit për të freskuar sulmin blaugrana. Përballë fuqisë financiare të Barçës, Interit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të përpiloj planin B. Nëse largohet argjentinasi, klubi ziklatër duhet të gjej një tjetër partner për Lukakun, përgjigjja e kësaj dileme vjen nga Belgjika.

Lautaro Martinez Marco Doblete Triunfo 0 25 958 596
Lautaro Martinez Marco Doblete Triunfo 0 25 958 596

Sipas mediave belge, nëse Martinez largohet, Conte ka gjetur pasuesin e tij, bëhet fjalë për Dries Mertens. Të falësh në këtë momente për një shpërbërje të dyshes Lukaku-Lautaro është pak e vështirë, pasi dy sulmuesit po dhurojnë një paraqitje fantastike, lidhen shumë mirë ndërmjet tyre dhe këtë e konfirmuar në më shumë se një herë, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë. Martinez ka një klauzolë largimi prej 111 milion euro, një shumë mese e përballueshme për Barcelonën, e cila prej kohësh është vënë në kërkim të një pasuesi për Suarez.

Mertenz Lukaku
Mertenz Lukaku

Inter po punon për ti ofruar sulmuesit argjentinas një kontratë të re por në të njëjtën kohë por punojnë dhe për planin B, Dries Mertenz. Sulmuesi belg është i destinuar të largohet nga Napoli me parametra zero në fund të sezonit, largimin e tij e favorizon dhe situata e tensionuar. Mertenez pëlqehet shumë nga Conte, mund të bashkohet më të në Milano edhe nëse nuk largohet Martinez, fundja Conte ka nevojë për përforcime duke parë edhe dëmtimin e gjatë të Sanchez, i cili nuk ka bindur stafin drejtues të Interit për të shfrytëzuar të drejtën e blerjes së kartonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb