Portugalia fitoi vetëm në sekondat e fundit të lojës, kur një gol i Francisco Coincencao, në shtesë i dhuroi tre pikët e para kombëtares portugeze.
I kënaqur u shfaq në përfundim të sfidës edhe tekniku spanjoll Roberto Martinez.

“Ishte një provë karakteri. Kontrolluam 70% të topit, goditëm 13 goditje nga këndi. Karakteri i treguar sot ishte i pabesueshëm, do të na ndihmojë shumë në të ardhmen. U mbrojtëm shumë mirë, aq sa i lejuam një skuadre si Çekia të na godiste vetëm një herë drejt portës, sinjal ky që po të vazhdojmë kështu jemi në rrugën e duhur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: