BRITANI E MADHE

Idris Elba është martuar me partneren e tij Sabrina Dhowre, në një ceremoni private. Fotot nga dita e madhe i ka publikuar ‘British Vogue’ ndërsa vetë çifti nuk ka ndarë asgjë me ndjekësit e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fustani i Sabrinës ishte nga Vera Wang, ndërsa Elba kishte një kostum të Ozwald Boateng. Fustani i parë i nuses ishte klasik me supe të rëna, ndërsa i dyti ishte në formë ‘V-je’ tek dekolteja dhe kishte perla në disa pjesë. Ceremonia ka qenë shumë private dhe në të kanë qenë të ftuar vetëm personat më të afërt të çiftit.

Idris Elba sipas revistës “People” u shpall mashkulli më seksi në botë për vitin 2018. 46-vjeçar ka luajtur në serialet “The Wire” dhe “Luther” e në filmat e njohur si “American Gangster”, “RocknRolla” , “Thor”, ” Pacific Rim”, “Avengers: Infinity War”. Që prej vitit 1987, kurora e mashkullit më seksi në botë nuk shkonte për një me ngjyrë. Në atë kohë ajo u mbajt nga aktori Denzel Washington.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: