SHBA

Vajza e aktorit të njohur Arnold Schwarzenegger, Katherine dhe partneri i saj, Chris Pratt kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.


Gjithçka u zhvillua në një ceremoni private në Kaliforni. Lajmin e martesës e ka dhënë vetë dhënë vetë çifti me anë të një foto të postuar në rrjetet sociale.


  • foto galeri
  • foto galeri

“Dje ishte dita më e bukur e jetës sonë. Ne u bëmë burrë e grua përpara Zotit, familjes sonë dhe njerëzve që duam. Ishte intime dhe emocionuese. Ne ndjehemi të bekuar që do të nisim një kapitull të ri në jetën tonë. I jemi shumë mirënjohës familjes dhe miqve tanë që qëndruan me ne dhe mirënjohës zotit Giorgio Armani që krijoi fustanin e Katherine dhe për mua këtë kostum”, kanë shkruar të dy në në Instagram.


Kujtojmë se Katherine Schëarzenegger dhe Chris filluan të njiheshin me njëri-tjetrin gjatë verës së 2018-tës dhe në janar të këtij viti u fejuan.
(BalkanWeb)