SPANJE


Pas 14 vitesh lidhje, tenisti spanjoll Rafael Nadal lidhi kurorë me të fejuarën e tij historike Mery Perello në Sa Fortaleza një zonë luksoze që ndodhet në Pollença në pjesën verilindore të Mallorcas. Ceremonia u zhvillua në mënyrë private dhe super të blinduar madje të ftuarve iu kërkua që të mos sillnin telefonat celularë me vete.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në dasmë morën pjesë rreth 350 të ftuar mes të cilëve ishin trajneri i Nadal, Carlos Moya dhe tenistët e tjerë miq të 33-vjeçarit si Feliciano Lopez, Fernando Ferdasco e David Ferrer, ndërkohë që mungoi Roger Federer i impenjuar me aktivitete. Por jo vetëm kaq, i ftuar në dasmën e Rafael Nadal ishte edhe mbreti Juan Carlos, bashkëshortja e tij Sofia dhe shumë persona të tjerë të famshëm.


Nadal në ceremoninë e martesës së tij kishte veshur një kostum të krijuar nga stilisti italian Brunello Cucinelli, ndërsa Mery Perello’ ishte me një fustan tepër të thjeshtë të krijuar nga stilistja spanjolle Rosa Clara’.

Nadal dhe Mery Perello janë njohur në vitin 2005 nëpërmjet motrës së tenistit, Isabel kur ishin vetëm adoleshentë dhe që nga ai moment nuk janë ndarë më duke përjetuar një histori dashurie të rezervuar dhe lartg syrit të mediave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb