Emri i saj renditet ndër shqiptarët më të famshëm në botë. Është fjala për aktoren e Hollywood-it, Eliza Dushku. Këtë herë ajo ka marrë pjesë në një gëzim familjar. Vëllai i saj, Nate është martuar. Por e veçanta e kësaj martese është se vëllai i Elizës është martuar me një mashkull.

Ka qenë vetë aktorja që nëpërmjet një fotoje në “Instagram” ka njoftuar se tashmë martesa e të vëllait është zyrtare. Nate Dushku është i njohur për disa role si aktor në Hollywood, si dhe për bashkëpunimin që ka pasur me të motrën në disa projekte.

(m.k/SummerPages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: