Nga Dr. Shpend Bengu
TOKA E SË SHKUARËS SË GJALLË
“Dhe nga gjithë popujt e Ballkanit, vetëm shqiptari është artist.
Me personalitetin e tij të pashtruar, ai del gjithnjë mbi të tjerët”.
“Ndryshimet po përfshijnë me shpejtësi gjithë Gadishullin e Ballkanit, për këtë do të dëshiroja që dikush më i kualifikuar se unë të shkojë dhë të studiojë në këtë vend para se të jetë shumë vonë, dhe që unë do të përpiqem të jap një ide të kushteve shumë primitive që mbizotërojnë ende”.[1]

Mary Edith Durham (1863-1944) është një ndër figurat më të shquara që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në lidhje me historinë dhe kulturën e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Thirrja e Durham për të shënuar dhe memorizuar transformimet e Ballkanit e kishte një arsye. Arsyeja ishte se ajo po shikonte metamorfozën e transformimit te simboleve pagane me prejardhje prehistorike dhe mesjetare, me ato të religjioneve monoteiste qofshin ato kristiane apo islame.
Duke krahasuar punimet e autorëve të huaj në lidhje me studimet albanologjike, mund të themi se askush si ajo nuk e ka dashur këtë popull me të mirat dhe me të këqiat e tij.
E gjithë puna e saj ka një vlerë të pamatë për kulturën dhe historinë shqiptare.
1 – SHQIPTARËT
DHE SHKRIMI

Historia e shkrimit është shumë e gjatë dhe komplekse. Fillimet e shkrimit përfshijnë një periudhë që fillon rreth 60.000 vjet më parë. Ashtu si të gjitha shpikjet e njeriut, mund të thuhet se dhe shkrimi është aplikuar përtej qëllimeve origjinale deri sa ka ardhur në formën e sotme e cila në fillim lindi për kalkulime komplekse deri sa u kthye në tekstin që njohim sot.

Më shumë se 35.000 vjet më parë, paraardhësit tanë pikturuan dhe gërvishtën nëpër mure për të na treguar nëpërmjet vizatimeve të quajtura piktograme, ngjarje që të mund të kuptoheshin nga kushdo, pa asnjë lloj procesi abstragimi mendor.
Në këtë mënyrë ata hidhnin farën për përpunimin e një kodi, shkrimit, që na lejon të komunikojmë informacione nëpërmjet shenjave.
Kur analizojmë skenat me simbolet piktografike, duhet të kemi parasysh se nuk kemi të bëjmë me trille kompozicionale të shprehjes së lirë, por për mesazhe që jepen në formë figurash abstrakte. Skena të tilla kompozimesh piktografike, që janë të rralla për Trashëgiminë Kulturore Botërore, ndodhen edhe në Shqipëri, si elementët më të lashtë të Trashëgimisë Kulturore Shqiptare. Të tilla janë skenat kompozicionale me piktograme e petroglife te Guvës së Lepenicës, Guvës së Rubikut, Kanionit te Bovillës, Xibrit, Reçit, etj, të cilat ende nuk ishin zbuluar në fillimet e shek. XX kur Miss Edith Durham shkroi librin e saj “Shqipëria e Epërme”.
Edhe pse sitet me piktograme dhe petroglife u zbuluan nga studiuesit shqiptarë në mesin e gjysmës së dytë të shek. XX, ishte Miss Edith Durham që për herë të parë, i zbuloi, i vlerësoi, dhe i regjistroi elementët e trashëgimisë së kulturave prehistorike në Trashëgiminë Kulturore Jomaterile Shqiptare në fillimet e shek. XX.
Duke lexuar dhe parë librin e Edith Durhamit “Shqipëria e Epërme”, të krijohet idea se ardhja e Edith Durham në Shqipëri nuk ishte thjesht një kuriozitet apo një aventurë shkencore e tipit “britanik”.
Mund të themi se ardhja e saj në Shqipëri dhe Ballkan ka patur edhe një motiv tjetër. Sa herë që krahasojmë ilirët me keltët, skocezët apo edhe piktët, vemë re shumë analogji midis kulturës dhe historisë së këtyre popujve të cilët në periudha të caktuara bashkëjetuan ndoshta deri në asimilim të njëri tjetrit.
Siç e përshkruan dhe vetë ajo në librin e saj, Shqipëria, ishte një ndër vendet e rralla në botë ku mund të gjeje në fillimin e shek të XX-të shumë material në lidhje me traditat zakonet dhe artet e harruara në Europë.
Për të Shqipëria ishte vendi ku ajo gjeti “Të Shkuarën e Gjallë”.
Në këtë vend të izoluar dhe “të prapabetur”, çdo studiues i kategorisë së Durhamit, mund të gjente shumë përgjigje jo vetëm për Historinë e Ballkanit dhe të Shqipërisë por edhe për traditat e shumë popujve të tjerë të qytetëruar, të cilët traditat e tyre tashmë me shumë mundim mund ti gjenin vetëm nëpër libra.
Shqipëria e fillimit të shek. XXishte për sudiuesit e huaj një laborator i gjallë ku ata mund të shikonin jo vetëm fenomenet arkaike shqiptare, por të rizbulonin dhe ato emocione të fshehura në skutat e errëta të subkoshiencës së tyre të shtypura nga “morali i civilizmit modern europian”.
Gjatë vëzhgimit të punës së Edith Durhamit, duhet të kuptojmë interesin që ajo kishte në lidhje me Trashëgiminë Jomateriale Shqiptare.
Shumë autorë të huaj e quajnë popullin shqiptar “të prapambetur”. Por nëpërmjet të dhënave të regjistruara nga Edith Durham për trashëgiminë kulturore e popullit shqiptar, mund të themi se në Shqipëri kanë ekzistuar rrymat e të gjitha filozofive dhe dijeve antike që ishin në modë gjatë “Rilindjes Europiane” e deri në fillimet e shek. XX.
Për Spinozën, shkrimi është “dokumenti i imagjinatës dhe jo i shkencës së profetëve”.[2]
“Në male, njerëzit asnjëherë se bëjnë dot dallimin mes të shkruarit dhe vizatimit. Sjam e sigurt nëse arrijnë dot ta kuptojnë që janë dy procese të ndryshme”.[3]
“Të gjitha sistemet e shkrimit që kanë arritur shkallën e zhvillimit të fonetizmit paraqesin gjurmë të gjendjes së më parshme figurative, të gjithë popujt primitivë komunikojnë dhe e trashëgojnë mendimin e tyre nëpërmjet imazheve.
Hyjnizimi ka luajtur një rol të madh vendimtar në evolucionin e shkrimit piktografik në ideograme” [4].

Durham tregon:
1 – Në Bajzë: Një plak sakaq më ftoi në shtëpi, një kasolle e mjerë me vetëm një dhomë, me dysheme prej dheu e pa dritare. Te pragu i derës, i vetmi vend ku kishte ndriçim të mjaftueshëm për të punuar, qe një vegjë, me një fill pambuku të turur përgjysmë. Plaku i thatë e i rreckosur na priu udhë brenda plot hijeshi, duke na dhënë dy stolat e vetëm qe qenë aty dhe porositi djalin që të na bënte kafetë.Ndërkohë unë nisa të vizatoj vegjën, gjë që i kënaqi ata së tepërmi. Asnjëherë më parë skishin parë një grua qe të shkuante, e askëndqë të dinte të “shkruante” një vegjë.[5]
2 – në Vrakë: Nisa të vizatoja odën. Menjëherë gratë rrëmbyen foshnjën dhe fëmijët e tjerë dhe inxorrën përjashta. “Mund ta shkruash odën” më thanë “por jo fëmijët”.
3 – Në Shkrel: pjesa më e madhe e njerëzve miqësore , më lanë më gjithë qejf tu “shkruaja” shtëpitë.[6]
4 – Në Hanin Grabom në Cem:  Sapo isha shtrirë kur kirijee-ja erdhi të më thërriste. Ai u kishte thënë burrave se unë dija të “shkruaja” (domethënë, të vizatoja) njerëz. Ata skishin parë kurrë të shkruheshin njerëz, prandaj unë duhet të vija e të shkruaja gjëkafshë para tyre, që të provoja që ai kishte thënë të vërtetën.U futa në hanin e mbushur plot me burra dhe bëra një vizatim të hanxhiut duke bërë kafe, pastaj të një burri ulur te sofra, gjë që i kënaqi të gjithë të pranishmit përveç meje, sepse erdhi koha për tu nisur.[7]

5 – Në Reç: Atëherë dikush më sugjeroi të “shkruaja” Lohjen plak. Atij iu bë shumë qejfi dhe për disa minuta ndenji ulur. Kur të gjithë arritën të dallonin ngjashmërinë e tij me skicimin, fytyra e tij mori një shprehje mjaft të shqetësuar dhe me seriozitetin më të madh m u lut të mos e shkatërroja atë që kisha “shkruar” për të. Ai qe i bindur se në çastin që vizatimi do të grisej, ai vetë do të binte përdhe i vdekur gjë që pas njëqind e dhjetë vjetësh jetë, do të qe vërtet për të ardhur keq.8

6 – Në Lurë: Pasi ata kishin shkuar për të ngrënë vaktin e drekës, mendova se rruga qe e lirë, dola përjashta dhe vizatova një kullë karakteristike. (Me kërkesën e veçantë të miqve të mi, që kur qesh nisur nga Prizreni, e kisha fshehur kameran). Një djalë nëntë vjeçar më erdhi i kapardisur dhe më tha : “S duhet të shkruash për shtëpitë tona”. Dhe u largua që të njoftonte të tjerët. Sakaq erdhi urdhëri i rreptë që për sa kohë të isha në Lurë, slejohesha të vizatoja asgjë prej gjëje. Për fat unë e kisha mbaruar vizatimin tim.[9]

2 – SHQIPTARËT
DHE LEXIMI
“Sekreti i artit të leximit të kockës ruhet me xhelozi”

Shumë nga zbulimet arkeologjike, që përveç veprave të artit përfshijnë edhe varret, vendet e kultit, mbetjet e vendbanimeve, kasolleve të përkohshme, si dhe mjete të përdorimit të përditshëm, duket sikur tregojnë që njeriu ka zhvilluar në aftësinë e abstragimit, të sintezës dhe të asociacionit kompleks, dy nga shqetësimet e tij kryesore që janë: Jeta dhe Vdekja.
“Pyeta një burrë më tha prifti i Reçit “ Se si i lexonte kockat. Ai me tha:- “Ti sheh ca shenja të vogla të zeza në letër dhe e di që ato duan të thonë “Zot”, “njeri”, e kështu me radhë. Unë sdi ti lexoj, kurse shenjat e vogla në kocka unë di ti lexoj, kurse ti jo”.[10]
Më e mira fare është kocka e gjoksit të gjelit të zi, pa asnjë pupël të bardhë. Pjesa që përdoret është ajo nga mbrapa. Fati i të zotit të gjelit, si edhe e familjes së tij , lexohet te pjesa e trashë ne fund (A), nga ku del linja palcës; një vrimë aty tregon vdekjen e tij. Një e çarë, një sëmundje apo fatkeqësi.
Mënyra e vendosjes së tyre tregon kohën kur ajo ka për të ndodhur. Vdekjet apo aksidentet në familje tregohen në degëzimet e kësaj linje kryesore. Pikat e kuqe duan të thonë gjak. Ngjarjet kryesore parathuhen në anë të palcës.
(B). Tregohen histori të mrekullueshme për vërtetësinë e këtyre profecive, të cilat njerëzit i besojnë gjerësisht. Në fakt aq absolut është besimi tek ato saqë ska arsye të dyshohet që tmerri qe ato ngjallin mund të ketë qenë realisht arsyeja e vdekjes.

Piktogramet kanë si funksion paralajmerimin e një ngjarjeje. Ato në pergjithesi paraqesin shenjat e rrezikut . Kjo është dhe arsyeja se përse imazhet e perceptuara si mesazhe kanë një fuqi të tillë.
Shkrimi qëështë një komunikim abstrakt nuk e ka një funksion të tillë.

Kompozimi dhe vendosja e pikave në këtë objekt është interpretuar nga Alexander Marshak si një “kalendar” i mundshëm hënor, që paraqet fazat e ndryshme të hënës gjatë ciklit mujor.[11]

Termi “simbol” vjen nga latinishtja “symbolum” e cila vjen nga greqishtja “súmbolon”, që pak a shumë do të thotë të bashkosh dy pjesë të ndara.
Në vizionin kozmogonik, që më pas është ruajtur në epokat e mëvonshme, toka dhe qielli konsideroheshin si një çift, i formuar nga dy gjysma, njëra femërore dhe tjetra mashkullore. E njëjta gjë mund të thuhet ndoshta edhe për detin dhe tokën, diellin dhe hënën.
Shumë elemente të konceptualitetit paleolitik, janë ende të pranishme jo vetëm në disa popuj gjuetarë të ditëve tona, por në një gjendje latente edhe në subkoshiencën tonë, të cilat i zbulojmë sa herë që ato rishfaqen.
Sistemi përsëritës i piktogrameve, ideogrameve dhe psikogrameve, që njeriu ka aplikuar në asociacionet konceptuale, përdor detajin duke i dhënë vlerën simbolit për të përgjithshmen, ndërsa transformon kontingjentin në emblemë për universalen.
Të gjitha këto shprehje grafike rrjedhin nga detaje të asimiluara nga vëzhgimi analitik dhe përfytyrimi i ambjentit rrethues. Konceptimi kozmologjik asociohej me një mitologji plot me imagjinatë dhe shpikje që ka frymëzuar vepra të shkëqyera arti.
Edith Durham ishte studjuesja e parë britanike që u muar me regjistrimin e simboleve në tatuazhet e popujve kristianë dhe muslimanë të Ballkanit në fillimet e shek. XX. [12]
Para se të ndërmerrte pelegrinazhin e saj në Vendet e Ballkanit dhe në Shqipëri, Durham ishte në dijeni të kërkimeve që autorë të tjerë kishin bërë në lidhje me simbolikën e tatuazheve ballkanike si Leopold Glück [13] dhe Ćiro Truhelka. [14]
“Një pikë me interes lidhur me vizatimin për tatuazhin është se një pjesë e fisit të Grudës, shumica e Hotit dhe gjithë Shkreli kanë një traditë të qartë se janë shperngulur nga vise më në veri për të shpëtuar nga turqit.
“Kur i pyeta anëtarët e fiseve shqiptare, se cili ishte kuptimi i rrathëve dhe i gjysmëhënës në krahët e kryqit, ata menjëherë thanë “Dielli” dhe “Hëna”. Kryqi ishte sa për të treguar se ishin kristianë. Po Dielli dhe Hëna përse ishin? E vetmja përgjigje ishte «për bukuri». Shpesh qeshnin dhe nuk përgjigjeshin.”

Janë keto simbole që e shtyjnë gjykimin e Durhamit për të dalë në përfundimin se tek shqiptarët kanë ekzistuar edhe besimet dualiste.
“I drejtë është po ashtu pohimi i besimtarëve, që burimi i parë i tyre është fshehur aq thellë duke qenë i maskuar me mbulesën enigmatike të së kaluarës, saqë duket sikur ato kanë prejardhje

onjerëzore. Kurse në të vërtetë ato janë “përfytyrime kolektive” të lindura nga ëndrrat primitive dhe fantazitë krijuese, kështu që si të tilla janë shfaqje të lindura spontanisht dhe jo qëllimisht të pa sajuara nga askush posaçërisht.[15] Zotat e epokave të mëparshme ishin faktorë psikikë, ”arketipë të të pandërgjegjshmes”.[16]

“Imzot Ernesto Koçi, që ishte atë kohë prift i Reçit më tha: -”Ata kanë një varg betimesh pagane interesante, që nuk dëshirojnë të m’i tregojnë. Kam vënë re se ata besojnë në dy fuqi, në atë të Dritës dhe të Errësirës, të cilat janë në armiqësi. E Mira dhe e Keqja”.

Si rezultat i mungesës së një informacioni më të bollshëm, është e pamundur që këto simbole ti kategorizojme në grupe. Megjithatë është e dukshme që në simbolet shqiptare ka një ndikim më të madh të simboleve alkimiste europiane, në të cilat piktogramet arkaike prehistorike janë përpunuar në bazë të doktrinave dualiste ezoterike dhe alkimiste gjatë periudhës së Rilindjes Europiane dhe në vazhdim, të cilat përbëjnë dhe themelin e hermetizmit.
Simbolet e Gurit të Thethit na shtyjnë të mendojmë se në këto zona kanë ekzistuar njohuritë e doktrinave ezoterike, okulte dhe alkimiste europiane por që me kalimin e kohës i kanë humbur gjurmët e tyre në popull por jo në gurët e varreve.
Tashmë në Shqipëri edhe gurët e varrit janë zhdukur dhe e vetmja trashëgimi që kemi janë fotot e mrekullueshme të Edith Durhamit.
Shpjegimet që popullsitë e Ballkanit i bënin simboleve të tatuazheve në kohën e Edith Durhamit tregojnë se këto popullsi e kishin humbur domethënien e vërtetë të simboleve që ata përdornin, dhe që sipas Durhamit justifikohej me faktin që në të shumtën e rasteve popullsitë ishin analfabete dhe në disa raste kishin një “koncept pamor” në lidhje me shkrimin.
Por “koncepti pamor”, është dhe baza e alfabeteve ezoterike, alkimiste dhe magjike të cilat në shumicën e rasteve komunikojnë me figura.
Ekzistojnë shumë libra me figura alkimiste, të cilat mund të lexohen shumë mirë nga ata që e njohin simbologjinë alkimiste, ndërsa për të tjerët ato mbeten thjesht libra me figura pa kuptim.
MJEKËSIA NË TOKËN E SË SHKUARËS SË GJALLË

“Shkrimi, mesa duket, ka qenë gjithmonë një art i panjohur për anëtarin e fisit, megjithatë ai posedon një memorje të shkëlqyer, dhe disponon një sasi të madhe me tradita gojore, ku shumica ngelet ende për tu mbledhur.”
Në faqen 105, Edith Durham bën një përshkrim të kujdeshëm të metodave të mjekësisë alternative të praktikuar nga malësorët shqiptarë formulat e të cilave ata i ruajnë si sekrete familjare të trashëguara gojarisht brez pas brezi.
“Me një palë forcepse të sajuara vetë, ai kishte nxjerrë, shtatëmbedhjetë cifla kocke. Pasi ishte siguruar qe i kishte hequr të gjitha, e kishte shpëlarë plagën me raki. Kurrë tha ai, plaga sduhet larë me ujë, gjithnjë me raki të fortë. Pastaj ia lidhi plagën, pasi më parë e kishte lyer me nje balsam të përgatitur vetë, të përbërë nga ekstrakt rrëshire pishe, lëvorja e gjelber e degëvë të shtogut, dyllë i bardhë blete dhe vaj ulliri. … Ai i kishte bashkuar cepat e kockës, pastaj ia kishte lidhur këmbën duke i vënë një copë dru dhe pas tre javësh këmba qe ngjitur…

Hildegard, e pikturuar ne skrivaninë e saj, shkruan mbi mjekësinë në librin e saj “Libri i Veprave Hyjnore” (Book of Divine Works). Si shumë mendimtarë të tjerë të mjekësisëajo besonte që forca e planeteve dhe e kostelacioneve ndikonte tek trupi dhe shëndeti.

Durham, vë re se recetat që përdoren mbahen si një sekret i trashëguar brez pas brezi me fanatizëm.
Është interesante që në Ballkan ka së paku dy breza që përdorin antiseptikët në kirurgji, në mos kush e di që kur më parë, ndërkohë që në Europën Perëndimore njerëzit vazhdonin t i lanin plagët me ujë të ndotur.[1818 –
Faqe 105]
Vetë plaku skishte hequr ndonjëherë ndonjë kockë, kishte hequr vetëm copat e thyera.

E dija që kirurgët vendas të Malit të Zi qenë të mirënjohur për trapanimin.
E pyeta plakun se çqe në gjendje të bënte kur dikush kishte thyer keq kokën. “Ah” me tha ai. “koka është shmë e vështirë. Është si puna e vezës. Në fillim është lëvozhga, pastaj cipëza, pastaj truri. Po qe se është çarë cipa, ske çbën njeriun e pret vdekja. Por nëse është e thyer dhe ushtron trysni, atëherë ka mundësi të shpëtojë. E pret ja kështu” dhe ai më tregoi një copë skalpi në formë trekëndëshi në kokën e burrit që kishte pranë. “Dhe pastaj e kthen atë mbrapsht. Pastaj duhet të kërkosh me shumë kujdes copat e thyera, duke e ngritur kockën për ta larguar nga truri. Por trurin se lë dot të pambrotur. Prandaj duhet të presësh një copë të fortë susaku (kungulli) te thare me masën e duhur susaku është i rrumbullakët, njëlloj si koka e njeriut. Duhet të gjesh një pjesë që të përshtatet saktësisht. Dhe ajo duhet të jetë mjaft e fortë. Pastaj ia vë cipëzën prapë në vënd dhe po qe nevoja edhe e qep,pastaj e lyen me balsam dhe koka e tij ka për të qenë njëlloj siç ka qenë.[19]
Njerëzit kanë shpuar vrima në kafkat e njëri tjetrit, për arsye mjekësore apo magjike të paktën që nga mesi i Epokës së Gurit.
Trapanimi i kafkes i përket qytetërimeve të humbura. Procedura kirurgjikale e njohur si trapanim, njihetsi një ndër teknikat më të vjetra në historine e njerezimit me shembujt më të vjetër të dokumentuar rreth 12.000 vjet p. K.

Kafka të trapanuara janë gjetur në Europë gjatë periudhës së Bronzit, në piramidat e Mbretërisë së Vjetër të Egjyptit, në Peru, në Palestinë, në Indi etj. Në bazë të zbulimeve të fundit, shkencëtaret mendojnë se ky operacion kompleks është praktikuar edhe në qytetërimet e humbura të Saharasë. Shkencëtarët ua atribuojnë këtë lloj praktike Garamantëve dhe Nubave, qytetërimeve të humbura nëjugperëndim të Libisë. Garamantët dhe Nubat, kanë qenëdjepi i qytetërimit egjyptian. Një kafkë e gjetur në Kerma, daton rreth 1750 1550 p. K.
Edith Durham, në rrëfimet e saj,na tregon se kjo trashëgimi jomateriale botërore, në fillim të shek. XX ishte ende e gjallë edhe në Shqipërinë e Epërme.
Përdorimi i elementeve alkimistë si rakia, tregon se edhe kjo trashëgimi prehistorike ishte zhvilluar dhe transformuar me ndikimenga trashëgimia kulturore e Mesjetës, gjatë së cilës trapanimi i kafkës u përdor gjerësisht.

Tregimi i detajuar i procesit të trapanimit nga Edith Durhami, si dhe krahasimi qëajo bën për përdorimin e profilaktikëve në Shqipërinë e Epërme dhe në Europë, na ndihmon për të kuptuar më qartë interpretimin e narracionit të procesit të trapanimit të kafkës në disa nga tekstet e hershme të Mesjetës.
“Po në Mirditë, – më tha, – qe një burrë mjaft i zotipër prerjen e kafkës. Kohët e funditai kishte arritur të hiqte një copëmjaft të madhe nga kafka e një burri të plagosur keq, që e kishin dërguar tek ai pa ndjenja. (Sipas përshkrimit, njëpjesë të madhe të kockës parietale të majtë). Ia kishte zëvëndësuar atë të gjithën me susak dhe burri qe shëruar plotësisht.
Plaku që rrinte i ulur galiç mbi shkëmb, u shndërrua në një figurë sa sublime aq edhe tragjike një viktimë e fatit të pamëshirshëm një fuqi e shkuar kot me aftësitë e të cilit mund të kishte përftuar gjysma e Europës”. [21]
Nëse Edith Durham nuk do ta kishte parë dhe prekur trapanimin e kafkës në Shqipërine e Epërme, ndoshta edhe ajo do të kishte gabuar në interpretimin e teksteve të hershme tëMesjetës si në rastin e studiueses Barbara A. Hanawalt. Në librin e saj”The Middle Ages”, Hanawalt interpreton në këtë mënyrë tregimin me figura të trapanimit të kafkës në një tekst të vjetër mesjetar:

Krejt e kundërta ndodh në rrëfimin e Edith Durhamit, e cila këtë praktikë nuk e pa në libra por e jetoi dhe e preku në”TOKËN E TË SHKUARËS SË GJALLË”.

Shënime
23 Edith Durham,”Brenga e Ballkanit dhe Vepra të tjera”, Shtëpia Botuese «8 Nëntori” Janar 1991, faqe 46
2 – Benedetto Spinoza, Trattato teologico-politico, ed. Einaudi, Torino, 2000, ISBN 88-06-33100-0, a cura di Antonio Droetto e Emilia Giancotti Boscherini, nota 9 al cap. I.
3 – Edith Durham: Shqipëria e Epërme, një udhëtim në Shqipërinë e Veriut të vitit 1908, Shtëpia botuese: IDK, 2013, ISBN: 978-9928-4125-9-1, faqe 67
4 – Olivier Durand, Introduzione ai dialetti arabi, Milano, Centro Studi Camito-Semitici, 1995
5 – Edith Durham: Shqipëria e Epërme, një udhëtim në Shqipërinë e Veriut të vitit 1908, Shtëpia botuese: IDK, 2013, ISBN: 978-9928-4125-9-1, faqe 67
6 – Edith Durham: Shqipëria e Epërme, një udhëtim në Shqipërinë e Veriut të vitit 1908, Shtëpia botuese: IDK, 2013, ISBN: 978-9928-4125-9-1, faqe 25
7 – – Edith Durham: Shqipëria e Epërme, një udhëtim në Shqipërinë e Veriut të vitit 1908, Shtëpia botuese: IDK, 2013, ISBN: 978-9928-4125-9-1, faqe 94
8 – – Edith Durham: Shqipëria e Epërme, një udhëtim në Shqipërinë e Veriut të vitit 1908, Shtëpia botuese: IDK, 2013, ISBN: 978-9928-4125-9-1, faqe 119
9 – Po aty, faqe 332
10 – Edith Durham,”Brenga e Ballkanit dhe Vepra të tjera”, Shtëpia Botuese «8 Nëntori” Janar 1991 faqe 145.
11 – Barry Cunliffe – The Oxford Illustrated Prehistory of Europe, Oxford University Press. Inc., New York 1994, pg. 71.
12- Durham, M.E. 1029 some tribal Origins, laws and costums of Balkans. New York macmillan Co.
13- Leopold Glück, “Die Haut Taetowierung der bei den Katholiken Bosniens und der Herzegowina” (Wissenschaftliche Mitteilungen aus Neuseeland, Band II, Vjenë, 1884
14 Ćiro Truhelka, Die vorgeschichtliche Pfahlbau in Savebette bei Donja Dolina, Wissenschaftliche Mittheilungen aus Bosnien und der Hercegovina, 9/1904, 149.
15 – Gustav Jung: “Man and His Symbol” (Njeriu dhe Simbolet e Tij). Shtëpia Botuese “Fan Noli” faqe 41
246- Gustav Jung, Gli Archetipi dell’inconscio Collettivo (1934, ed. Boringhieri, Torino 1982, faqe 43
17 – Faqe 105
18 – Edith Durham High Albania and its Customs In 1908. M. . [With Plate] Published by the Royal Anthropogological Istitute of Great Britain and Ireland 50, 1910. pg. 473
19- Edith Durham: Shqipëria e Epërme, një udhëtim në Shqipërinë e Veriut të vitit 1908, Shtëpia botuese: IDK, 2013, ISBN: 978-9928-4125-9-1, faqe 107.
20- Vaj ne dru, rreth 1494, 48cm x 35 cm. Muzeu i Prados ne Madrid.
21 – Edith Durham: Shqipëria e Epërme, një udhëtim në Shqipërinë e Veriut të vitit 1908, Shtëpia botuese: IDK, 2013, ISBN: 978-9928-4125-9-1, faqe 108.
22- Barbara A. Hanawalt , “The Middle Ages” 1998, Oxford University Press, Inc.ISBN 0-19-510359-9, pg. 116.

(d.b/MILOSAO/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb