Nga ERMELINDA HOXHAJ*

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar listën e re me emrat e studentëve që u janë përfunduar procedurat e njësimit të diplomave për dy muajit e parë të këtij vitit.

Në listë janë emrat e 185 studentëve, të cilët kartonët e njohjes së studimeve që ata kanë kryer jashtë shtetit i kanë gati prej datës 17 shkurt. Ndaj ministria njofton se studentët duhet të tërheqin dëshmitë fillimin e javës që vjen. Pagesa për procedurat e njohjes së diplo-mës të marrë në universitete të huaja jashtë Shqipërisë është 2500 lekë dhe procedurat përfundojnë brenda 45 ditëve nga data e aplikimit.

Bashkangjitur të interesuarit gjejnë listën e plotë të 185 emrave, diploma e të cilëve është njësuar në Sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Njohjes së Diplomave. Nëpërmjet certifikatës së njehsimit, këtyre studentëve do tu njihen studimet që ata kanë kryer jashtë vendit dhe mund të aplikojnë për punë në Shqipëri apo për një cikël tjetër studimesh në universitetet shqiptare.

lista e diplomave
lista e diplomave

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb