Nga: MARIGLEN MËRTIRI*

TIRANE- 3 marrëveshjet e nënshkruara nga dy ministrat e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës në mbledhjen e dy qeverive janë mbivendosje e marrëveshjeve që kanë ekzistuar mes dy vendeve. Këtë e deklarojnë specialistët dhe ish zyrtarët e Ministrisë së Arsimit, të cilët theksojnë se prej vitit 2007 marrëveshja për diasporën ka ekzistuar dhe prej 2010 zyra në ministri e Diasporës ka avancuar me programe konkrete. Specialistët deklarojnë se këto marrëveshje nuk sjellin asgjë të re madje dublojnë ato ekzistuese.
Specialistë i arsimit Ndricim Mehmeti deklaron se u bë një tjetër marrëveshje për Diasporën nga një ministri e cila e ka hequr edhe një zyrë që sado e vogël, shërbente për koordinimin me mësuesit në mërgatë.
Në fakt specialistët mirëpresin nga ministrja Nikolla marrëveshje të reja me vendet si Greqia dhe Italia ku problemi i identitetit kombëtar dhe mësimdhënia e gjuhës shqipe është me e madhe.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: