TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sportit ftoi sot të gjitha institucionet e Arsimit të Lartë në vend, që t’i bashkohen nismës solidare për të mbajtur një minutë heshtje, për studentët e vrarë më 2 prill të këtij viti në Kenia.

Shoqata e Universiteteve Evropiane u është drejtuar të gjithë universiteteve evropiane për t’u solidarizuar në ndihmë të viktimave të sulmit makabër në Universitetin Garissa në Kenia, ku humbën jetën 147 studentë të pafajshëm. Kjo thirrje solidarizimi vijon apelin njerëzor për të ndaluar të gjitha aktet e dhunshme në ambientet universitare, kundër studentëve dhe vlerave akademike.

Duke dënuar ashpër sulme të tilla në arsim si në rastin e vrasjes së studentëve në Kenia, të cilat dhunojnë lirinë e mendimit, MAS mbështet nismën e ndërmarrë nga Shoqata e Universiteteve Evropiane dhe i bën thirrje të gjitha institucioneve dhe grupeve të interesit të solidarizohen dhe të kontribuojnë në të ardhmen për mbrojtjen e këtyre të drejtave universale.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: