Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore. Moti pritet të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës përjashtuar vranësirave të pakta e hera–herës mesatare nga orët e mesditës.
Mjegull e dendur, mjegullinë lokale në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht atë jugperëndimor e zonave luginore era fiton shpejtësi deri 7-10m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1ballë.