Nën masa të rrepta sigurie është zhvilluar sot gjyqi për Tesi Bashon, një nga anëtarët e bandës së “Llanajve”. 38-vjeçari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Itali dhe i akuzuar për disa vepra penale, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ka hyrë në Gjykatën e Vlorën i shoqëruar nga shumë forca policore, ndërsa godina nga jashtë ruhej nga Forcat Speciale, FNSH, por edhe efektivë civil.

Burime për ‘BalkanWeb’ thanë se familjarët e Bashon nuk janë lejuar që të marrin pjesë në procesin gjyqësor, ku u mbajtën 3 seanca të njëpasnjëshme, (për çështjen e ekstradimit të tij drejt Italisë, për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje).

Bashoo Del
Bashoo Del


Nën drejtimin e gjykatësit Laurent Fucia, ndaj Bashos u caktua masa e sigurisë ‘Arrest me burg’. Të njëjtën masë kërkoi edhe prokurori Saimir Smaka. ‘BalkanWeb’ ka siguruar pamjet nga jashtë Gjykatës, ku shihet furgoni i policisë, brenda të cilit është Tesi Basho, si dhe forca të shumta policore të armatosura deri në ‘dhëmbë’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb