Ministrat britanikë do të kenë fuqinë për të bllokuar blerjet e huaja në të gjithë sektorët e ekonomisë britanike , për arsye të sigurisë kombëtare, nën propozimet e qeverisë së re, me qellim për të mbrojtur disa nga bizneset më të rëndësishme dhe teknikisht të avancuara të Britanisë së Madhe.

Sekretari i biznesit, Greg Clark, dëshiron të zgjerojë fushën e sistemit aktual, i cili është i kufizuar në transaksione të mëdha dhe industri të caktuara të tilla si mbrojtja, për të mbuluar të gjitha firmat e Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë bizneset e vogla, shkruan The Guardian.

Propozimet, të cilat do të jenë subjekt i një konsultimi prej 10 javësh, do të lejojnë ministrat të ndalojnë blerjet dhe madje edhe shitjet më të vogla të aseteve që mund të konsiderohen që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Britanisë.

Objektivat e mundshëm sipas rregullave të reja ka gjasa të jenë ndërmarrje kineze dhe ruse të industrive të lidhura me mbrojtjen. Firmat e teknologjisë, duke përfshirë bizneset e sigurisë kibernetike që tashmë kanë lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes ose konsiderohen si vendimtare për zhvillimin e sistemeve të mbrojtjes financiare dhe komerciale të Mbretërisë së Bashkuar, gjithashtu pritet të kryesojnë listën e shqetësimeve të sigurisë kombëtare sipas ministrave.

Sipas propozimeve, blerësit dhe shitësit nuk do të jenë të detyruar të njoftojnë nëpunësit civilë për një blerje, por përballen me pesë vjet burg nëse ata janë shpallur fajtorë për shkeljen e regjimit të ri.

Shitja e 50% të një aktivi ose 25% të aksioneve në një biznes do të jetë e mjaftueshme për të shkaktuar një rishqyrtim nëse ngre shqetësime të sigurisë kombëtare. Një aktiv mund të përfshijë hartimin e softuerit, proceset e prodhimit ose pronësinë intelektuale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb