ELBASAN- Në prag të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit, e vlefshme për kualifikuesen Champions League, janë bërë publike masat e marra për situatën në stadium. Ndeshja pritet të zhvillohet nesër në orën 20:45 në “Elbasan Arena, ndërsa pritet të dyfishohen efektivet në krahasim me ndeshjen e kaluar me Milsam. Mësohet se janë 450 policë që do të angazhohen për mbarëvajtjen e takimit.

Policia bën me dije se do të “Bllokohet shëtitorja nga stadiumi deri tek rruga “1 Maji” si dhe rruga nga Bashkia deri në dalje të Unazës së qytetit” Po sipas të njëjtave burime, “Nuk do të lejohen parkimet e makinave para Pallatit të Sportit, nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës, si dhe para stadiumit”.

Po ashtu mësohet se që prej orës 18;00 do të mbyllen të gjitha lokalet pranë stadiumit. Ndërsa të gjithë tifozët, te cilët duan të shohin ndeshjen nga shkallët e stadiumit, përveç pajisjes me biletë duhet të kenë edhe një mjet identifikues për te shmangur çdo incident, si dhe pritet të hyjnë në stadium dy orë para ndeshjes.

Ndeshja midis Skënderbeut te Korçës dhe skuadrës kroate do te luhet ne stadiumin “Elbasan Arena” dhe pritet qe te ketë rreth 12 mije tifozë. Kjo ndeshje shënon një moment historik, pasi është hera e parë që një skuadër shqiptare arrin në ketë fazë të kampionatit te Ligës Europiane. Nëse kualifikohet për në fazën tjetër, kampionët shqiptarë pritet të marrin një shumë prej 14 milionë euro.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb