Lojërat Olimpike do të nisin zyrtarisht të premten me ceremoninë hapëse që pritet të jetë madhështore në zemër të Parisit.

Ceremonia do të nis në orën 19:30, ashtu siç është lajmëruar më herët, kanë thënë organizatorët.

Rreth 45 mijë policë dhe mijëra ushtarë janë në dispozicion për të ofruar siguri në Paris për ceremoninë hapëse.

Rreth 8 mijë sportistë do të parakalojnë në lumin Sena, ndërsa më shumë se 300 mijë shikues do t’i përcjellin ata nga afër.

Edhe udhëheqës botërorë do të jenë të pranishëm në Paris për hapjen zyrtare të Olimpiadës, ndërsa ata do të mbrohen nga snajperistët nëpër çati të banesave.

Është lajmëruar se hapësira ajrore e Parisit do të jetë e mbyllur. Po ashtu, është njoftuar se edhe aeroplanët luftarakë “Mirage 2000”, do të jenë të gatshëm për ndërhyrje në rast nevoje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb