Trupat e gjetura nga një masakër prej pothuajse 100 personash nga një milici etnike në Mali përfshijnë të paktën 24 fëmijë, shumë prej të cilëve u qëlluan në shpinë, tha kryeministri gjatë një vizite në vendin e ngjarjes të martën.


Sulmuesit që besohet se i përkasin grupit etnik Fulani bastisën fshatin rivale Dogon të Sobane Da, në Malin qendror, midis të djelës dhe të hënës transmeton Reuters. Ata vranë të paktën 95 vetë dhe dogjën shtëpi në terren, në një përshkallëzim të masakrës etnike, që ka përfshirë këtë popullsi.


“Të gjitha këto viktima të tmerrit dhe barbarisë na kujtojnë përgjegjësinë tonë si liderë për të përforcuar dhe për të përshpejtuar sigurinë”, tha Boubou Cisse, i cili u bë kryeministër në prill pasi paraardhësi i tij dha dorëheqjen pas një masakre të mëparshme në një fshat Fulani në mars .


BalkanWeb