Militantët islamikë të Boko Haram sulmuan një fshat në verilindje të Nigerisë me motoçikleta, duke hapur zjarr në një treg dhe duke vunë flakën dyqaneve dhe shtëpive.

Sipas informacioneve, 37 persona u vranë gjatë sulmit.

Banorët thanë se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë, pasi disa persona konsiderohen të zhdukur. Sulmi ndodhi në Yobe, një nga tre rajonet në vijën e parë të konfliktit 15-vjeçar që ka vrarë mijëra nigerianë dhe ka zhvendosur më shumë se 2 milionë njerëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: