GJERMANI- “Kishte mbërritur në Itali në vitin 2012” Anis Amri, tuniziani që është në kërkim nga policia si i dyshuari që drejtonte kamionin që hyri mes turmës së qytetarëve në një markat krishtlindjesh në Berlin, raportojnë mediat gjermane duke cituar burime nga autoritetet lokale.

Më pas, në korrik të vitit 2015 kishte shkuar në Gjermani. Ndërkohë Gjermania ka ofruar 100 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione që mund të çojnë në arrestimin e tij. 12 persona humbën jetën pasi u shtypën me kamion të hënën në Berlin, ndërsa rreth 50 të tjerë mbetën të plagosur.
Anis Amir 2

4 VJET BURG NË ITALI
Anis Amri rezulton se e ka lënë Tunizinë 7 vjet më para si emigrant ilegal dhe ka vuajtur 4 vjet burg në Itali, i akuzuar për zjarrvënie në një shkollë. Këtë e ka pohuar babai i tij në radion tuniziane Mosaique FM.

ATENTATORI JASHTË VENDIT
Ka një dyshim të fortë se Anis Amir është i armatosur dhe frika se ai mund të ketë lënë Gjermaninë menjëherë pas atentatit duke përdorur rrjetin metropolitan.

Gjithsesi bëhet fjalë vetëm për hipoteza të ndryshime nga ana e hetuesve, të cilët nuk janë ende në gjendje të përcaktojnë nëse ka vepruar i vetëm osë me persona të tjerë.

Ndërkohë nga hetimet ka dalë se në korrik, tuniziani është arrestuar dhe burgosur për dy ditë në burgun e Ravensburg. “Në 30 korrik ishte ndaluar në Friedrichshafen për një kontroll, raporton Spiegel online, duke saktësuar se pas dy ditësh ishte lënë i lirë.

Anis Amri

Karta e ekspulsit i ishte dhënë 5 ditë para ngjarjes, pra të mërkurën më 14 dhjetor, pasi kishin mbërritur nga Tunizia dokumentet e nevojshme për procedurën e ekspulsiv për të riun, të cilit i ishte mohuar edhe e drejta e azilit. Këtë e ka deklauar ministri i brendshëm i Nordreno-Vestfalia, Ralf Jaeger, duke nënvizuar se pjesëmarrja e Anisit në atentat është ende e pasigurt.

MUND TË JETË MES TË PLAGOSURVE
Sipas hipotezave të tjera hetuese, policia po e kërkon atentatorin edhe mes të plagosurve në të gjitha spitalet e kryeqytetit gjerman, raporton saiti i transmetuesit publik rajonal Rbb. Sipas Der Spiegel online, tuniziani kishte marrë një leje për të qëndruar në Gjermani në muajin prill, por ishte klasifikuar si subjekt i rrezikshëm nga autoritetet.

Ai ishte nën vëzhgim për lidhjet e tij me predikuesin Abu Ëalaa, i akuzuar për ekstremizëm islamik por në dhjetor kishte arritur të humbte gjurmët e tij.

Anis 3

DOKUMENTI I GJETUR NË KAMION
Sipas të përditshmes, i kërkuari kishte përdorur identitete të ndryshme dhe ishte i njohur nga policia për sulm fizik e lëndime ndaj personit.

Shtypi lokal shkruan se “hetuesit kanë gjetur një dokument ekspulsiv” poshtë sediles së shoferit të kamionit, të lëshuar për një shtetas tunizian me emrin Anis, lindur në vitin 1992 në qytetin e Tataouine”. Sidoqoftë, i dyshuari njihej edhe me dy emra të tjerë.

KËRKIMET
Operacionet e policisë gjermane janë përqendruar në zonën e Nordreno-Vestfalia, në pjesën perëndimore të Gjermanisë, ku sipas TV N24, “i riu kishte jetuar në një qendër pritjeje të refugjatëve në Kleve”, qytet me 50 mijë banorë në kufi me Holandën dhe në një largësi prej 600 kilometrash nga Berlini.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb