Mijëra delfinë janë gjetur pa jetë në plazhet jugperëndimore të Francës.

Ekzemplarët janë gjetur në pjesën më të madhe në brigjet e Vandea, të Charente dhe të Gironda, sipas asaj që bën me dije observatori Pelagis, një laborator kërkimesh për gjitarët, të cilët kanë ngordhura në harkun kohor të tre muajve të parë të vitit 2019.

Kjo masakër e ngordhjes së delfinëve ka detyruar shoqatën e kafshëve të vendit të japë alarmin, duke i bërë thirrje ministrit të mjedisit Francois De Rugy të ndërhyjë.

Aktivistët kanë frikë që pas kësaj qëndron industria e peshkut. Shpesh herë peshkatarët presin pjesët më të mira të delfinëve, pasi i kanë kapur në rrjeta, me qëllim që të ruajnë mjetet e tyre.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb