Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi në një aktivitet dedikuar masakrës së Filatit në gusht 1944, u shpreh se ky shekull i takon shqiptarëve.

Idrizi nuk kurseu edhe akuzat ndaj Greqisë, ndërsa  e cilësoi si një vend me standarte të dyfishta, e cila nga njëra anë apelon për të drejtat e minoriteteve dhe nga ana tjetër është i vetmi vend në botë që nuk njeh të drejtat e minoriteteve.

“Realisht për shkak të moshës dhe pozicionit duhet të ishte njeriu më i urtë i politikës greke. I kujtoj presidentit grek, vendi që ai bënte kërcënimet ishin tokë shqiptare nga Konica. Ky është shekulli i shqiptarëve që e kanë marrë fatin e tyre në dorë. Presidenti i Greqise tenton të kërcënojë shqipërinë, nuk e ka bërë për herë të parë e ka bërë në menyrë të përsëritur.

Nga një anë, flasin për të drejtat e  minoriteve, por janë i vetmi vend në botë që nuk njohin të drejtat e minoriteteve dhe të nëshkruajnë konventat përkatëse.

Akoma më shumë shqiptarët e Çamërisë kanë më shumë arsye për të qenë krenare. Në fakt, kur thashë që këtë gjë e ka bërë në mënyrë të  përsëritur. Ne nuk dëgjojmë një reagim nga qeveria e shqiptarëve, siç i mësova Ramës historinë e Çamërisë”, tha Idrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb