TIRANË

Kreu i OMONIA-s Fredi Bejleri do të thirret sërish në prokurori për t’u marrë në pyetje për “Masakrën e Peshkëpisë”. Bejleri u pyet dje në prokurori dhe mohoi që ka lidhje me ngjarjen. Sipas tij në kohën e masakrës nuk ka qenë në Shqipëri por në Qipro.

Për këtë masakër që çoi në vrasjen e një ushtari dhe një oficeri dhe plagosjen e disa të tjerëve, janë nën hetim 25 persona për akte terroriste. Po lidhur me këtë dosje është dërguar një letërporosi në Greqi për të pyetur disa persona në Greqi që kanë dijeni për ngjarjen.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb