VLORE – Teksa e gjithë zona e Selenicës vijon të jetë e ngritur në këmbë për shkak të masakrës në Resulaj të Vlorës ku 24-vjeçari Ridvan Zykaj i mori jetën 8 personave, fqinjët kanë dhënë dëshmitë e tyre.

Duke folur për gazetarin Enrik Mehmeti për News24 & BalkanWeb, 24-vjeçari ka vrarë pjesëtarët e tre familjeve, kushërinj të parë të babait të Ridvan Zykaj.

Mësohet se në mesin e viktimave nuk janë babai, vëllai apo nëna e autorit.

“Ishte pak nevrik, por nuk dimë të ketë qenë me të meta mendore. Nuk kishte as probleme me alkoolin.  I ka kushërinjtë e parë të babait dhe xhaxhai i babait ata që ka vrarë. Babai dhe vëllai i tij nuk janë ndër viktimat,” thonë fqinjët për BalkanWeb.

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ 8 emrat e viktimave.

Bëhet fjalë për shtetasit;

1-Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3-Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)

4-Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)

5-Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6-Ledjon Zykaj, 9 vjec (Djali i Besimit)

7-Azem Zykaj (Djali i Demirit)

8-Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

Autori 24-vjeçar vijon të jetë i arratisur, ndërsa ende nuk është lokalizuar. Në ndjekje të tij janë vënë forca policore, forcat RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Nga te dhenat e deritanishme të policisë, autori ka vrarë Demirin dhe gruan e tij si dhe dy djemt e çiftit.

“Ai ka vrare djalin e Demirit, Azemin dhe gruan e tij. Si dhe djalin tjeter te Demirit: Besimin dhe gruan e tij si dhe dy femijet e tyre Saren dhe Ledjonin. Gjyshi i autorit e kishte vella Demirin. Prinderit e autorit jane te shoqeruar ne Polici dhe po merren ne pyetje ne lidhje me rrethanat e ngjarjes”, thuhet në një tjetër njoftim të policisë.
e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb