VLORE- Pak ditë pas krimit të rëndë që ndodhi në Resulaj të Vlorës, ku 24-vjeçari Ritvan Zykaj vrau me kallashnikov 8 të afërmit e tij, detaje të reja dalin në dritë nga sherri mes dy familjeve.

Bazuar tek dosja hetimore e policisë, referuar edhe prokurorisë së Vlorës, masakra ndodhi për shkak të një konflikti të vjetër për vjedhje të pulave të detit, ngjarje që sipas viktimave ishte përsëritur.

Ditën e krimit, mësohet se nëna e autorit kishte debatuar me një nga viktimat, Vasilika Zykajn. Kjo e fundit i kishte kërkuar llogari nënës së Ritvanit për disa pula që i ishin vjedhur, ndërsa akuzoi dy djemtë e saj. Pasi ka ndërhyrë edhe gjyshi i autorit, konflikti mes dy grave është zgjidhur, vetëm për disa orë, duke u pasuar nga krimi monstruoz.

SI NISI SHERRI (Dosja e policisë, referuar prokurorisë)
Gjatë rrugës shtetasja Vasilika Zykaj (viktimë) ka kontaktuar duke i folur me tone të larta me shtetasen Lindita Zykaj, ku ka akuzuar të dy djemtë e kësaj të fundit si autor të vjedhjes së disa pulave të detit, vjedhje e ndodhur sipas saj në të njëjtën ditë.

Në këtë debat ka ndërhyrë për ta qetësuar dhe shtetasi Bujar Zykaj dhe së bashku me Linditën dhe Vasilikën kanë shkuar tek shtëpia e kësaj të fundit për të sqaruar mosmarrëveshjen nisur nga lidhja fisnore që kanë midis tyre. Këtu Ritvani së bashku me motrën e tij kanë vazhduar rrugën për tek shtëpia e Kujtimit (gjyshi i Ritvanit). Shtetasi Bujar Zykaj dhe Lindita Zykaj pasi kanë diskutuar mosmarrëveshjen me Vasilikën dhe familjarë të tjerë të Vasilikës, i kanë sqaruar se djemtë nuk kishin lidhje me vjedhjen e pulave të detit dhe për momentin mosmarrëveshja është sqaruar qetësisht.
Pas kësaj Bujari me Linditën kanë shkuar tek shtëpia e Kujtimit ku do të zhvillohej dreka.
Gjatë drekimit familjarisht ku dhe vet Ritvani ka qenë prezent është diskutuar dhe njëherë rasti i mosmarrëveshjes me Vasilikën dhe Ritvani është shprehur dhe është ankuar shtetasja Vasilika Zykaj për çdo rast të tillë akuzonte atë me pa të drejtë. Rreth 30 minuta para se të ndodhte ngjarja Ritvani është ngritur nga dreka dhe është larguar nga banesa e Kujtimit.

Familjarët që mbetën pasi mbaruan drekën kanë dalë në verandën e banesës duke qëndruar aty dhe në këtë moment kanë dëgjuar disa krisma armë zjarri të cilat vinin nga drejtimi ku ndodhet dhe banesa e shtetasit Sadik Zykaj, por nga vendi ku ndodheshin nuk mund të saktësohej vendi se ku po gjuhej me armë. Pasi krismat kanë pushuar shtetasit Sadik dhe Lindita Zykaj janë larguar nga banesa e Kujtimit për në banesën e tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb