Një tjetër sulm goditi Europën këtë javë dhe më saktë shtetin e Holandës, në qytetin e Utreht. Së paku 3 persona ndërruan jetë, ndërsa 5 u plagosën. Policia holandeze deri tani ka arrestuar një të dyshuar për masakrën. Forcat policore shprehen se ky mund të jetë një sulm terrorist.

Autoritetet holandeze e kanë arrestuar tashmë të dyshuarin kryesor dhe bëhet fjalë për Gökmen Tanis, 37 vjeç me origjinë nga Turqia, siç shkruan Euronews. Kryetari i qytetit të Utrehtit, An van Zanen tha se ka gjasa që në sulm të ketë marrë pjesë një person, por nuk përjashtohet që në të jenë pjesëmarrës shumë agresorë.

Çfarë dihet deri tani për sulmin në Utreht:
Sulmi ndodhi rreth orës 10:45 në kohën lokale në Utrecht të Holandës, në një tramvaj pranë sheshit të 24 tetorit.

Të paktën tre vetë kanë vdekur dhe pesë, duke përfshirë tre me plagë të rënda, u lënduan, pasi u hap zjarr me një pistoletë, tha policia në Utreht.

Policia identifikoi viktimat, një grua 19-vjeçare dhe dy burra, të moshës 28 dhe 49 vjeç.

Agresori u largua nga zona pas sulmit dhe policia po heton nëse i dyshuari kishte bashkëpunëtorë, tha zëdhënësi i policisë holandeze Joost Lanshage, sipas Wall Street Journal.

Policia e Utrehtit tha se po hetojnë vrasjen si një sulm të mundshëm terrorist. Zyrtarët në Holandë ngritën nivelin e kërcënimit në Utrecht në klasifikimin e tij më të lartë të hënën për herë të parë ndonjëherë pas shpërthimit, sipas gazetës holandeze De Telegraaf.

Policia arrestoi të dyshuarin kryesor të sulmit rreth tetë orë pas të shtënave. Policia identifikoi agresorin si Gökman Tanis, i cili është një 37-vjeçar, i lindur në Turqi.

Policia nuk e ka përjashtuar terrorizmin si një motiv, por New York Times raporton se zyrtarët po hetojnë gjithashtu mundësinë që sulmi mund të jetë i motivuar nga një mosmarrëveshje personale. Megjithatë, policia e Utrecht tha të martën se ende nuk kanë gjetur “ndonjë marrëdhënie të drejtpërdrejtë” midis viktimave dhe të dyshuarit kryesor.

(d.xh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb