ATHINE-Media greke jep detaje të reja lidhur me shqiptarin e kërkuar, i cili duke u gdhirë e shtunë, qëlloi me Kallashnikov mbi 15 persona në një lokal në Athinë, duke i plagosur. Sipas informacioneve nga policia, Arben Baku 31 vjec, është arrestuar disa vjet më parë, i akuzuar për grabitjen në shtëpinë e një deputeti të partisë Demokracia e Re.

Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2008, kur Baku së bashku me 2 persona të tjerë hynë gjatë natës në shtëpinë e deputetit Jani Janelis për të grabitur. I zoti i shtëpisë pasi dëgjoi zhurma u zgjua dhe grabitësit u larguan, por lanë pas një celular, i cili shërbeu për identifikimin e tyre.

Arben Baku u arrestua disa ditë më pas së bashku me 2 të tjerët, dhe u dënua me 7 vjet heqje lirie, nga të cilat kreu vetëm 3/5. Mediat shkruajnë se në skedarët e policisë, shqiptari Arben Baku rezulton person i përfshirë edhe në vepra të tjera.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb