Autoritetet greke kanë arrestuar një shtetas turk të dyshuar si autor i masakrës në Lucës ditën e djeshme, ku u ekzekutuan 6 shtetas turq, të dyshuar fillimisht si shqiptarë.

Mediat greke shkruajnë se gjatë momentin të arrestimit , autori i dyshuar posedonte 2 karta portugeze false, si dhe 4 fishekë 9 mm.

Sipas burimeve të informacioneve, dyshohet se ka qenë një përplasje mes bandave. Sakaq policia greke është duke hetuar rastin si dhe ka ngritur pika kontrolli në aeroportet e vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb