GJERMANI- Nuk reshtin hetimet për masakrën e mbrëmshme në Berlin ku një kamion hyri mes turmës në një markatë krishtlindjesh duke vrarë 12 persona dhe plagosur 48 të tjerë. Emigranti nga Pakistani i ndaluar mbrëmë si i dyshuari kryesor është lënë i lirë për mungesë provash.

Agjencia Dpa duke cituar prokurorinë federale të Karslruhe, shkruan se ndalimi nuk është shndërruar në arrest.

Ndërkohë që një numër i madh i personave të plagosur është në gjendje të rëndë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: