BEOGRAD – Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar nga policia në Serbi dhe Bosnjë, si të dyshuar për një masakër në Bosnjë, në vitin 1993.

“Associated Press” bën me dije se dhjetë persona janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bosnjë dhe pesë të tjerë në Serbi.

Prokurorët e të dyjave vendeve kanë bashkëpunuar për të hetuar masakrën që ndodhi në Shtërpci të Bosnjës më 27 shkurt të vitit 1993, ditë në të cilën 19 meshkuj u nxorën nga treni dhe u vranë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe vëllai i ish-shefit ushtarak Milan Lukiç, Gojko Lukiç, si dhe gjenerali i ushtrisë serbe në Bosnjë, Luka Dragiqeviç. Ky i fundit ishte komandant në zonën ku kishte ndodhur masakra.

Masakra në Shtërpci është kryer gjatë konfliktit në Bosnjë, në të cilin më shumë se 100 mijë persona kishin mbetur të vdekur, ndërsa miliona të tjerë ishin shpërngulur.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: