Bilanci i masakrës në Cetinjë të Malit të Zi vijon të rritet. Numri i viktimave ka shkuar në 7. Në mesin e tyre raportohet nga mediat vendase se janë edhe 2 fëmijë.

Ngjarja ndodhi në një tavernë ku po zhvillohej një festë. Policia është në kërkim të Aco Martinoviçit nga Cetinja, autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili vijon të jetë në arrati.

Img 6128
Img 6128

Ndërkohë 4 persona të tjerë të cilët besohet se janë plagosur nga i dyshuari Martinoviç ndodhen në Qendrën Klinike.

Aco Martinoviç ka nisur të qëllojë në tavernën e lokalit “Velestovo”, afër Qendrës Sportive.

Media vendase “Vijesti” shkruan se në atë lokal ka pasur një përleshje pas së cilës i dyshuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviç, ka njoftuar se në tragjedi ka humbur jetën edhe pronari i restorantit “Velestovo” dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Sharanoviç tha gjithashtu se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarët e familjes së Aco Martinoviçit, i dyshuari kryesor.

“Të gjitha kapacitetet në dispozicion të administratës policore, në krye me drejtorin e Drejtorisë së Policisë, ndodhen në Cetinje me qëllim arrestimin e të dyshuarit për këto vrasje, disa persona janë vrarë, duke përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë të familjes së tij, si dhe anëtarëve të familjes së të dyshuarit për vrasje”, tha Saranoviç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb