FRANCE – Solidariteti për gazetarët e “Charlie Hebdo” tregohet edhe duke i vënë emrin foshnjës së sapo lindur, si revista e famshme franceze, e cila u sulmua një ditë më parë nga terroristë të armatosur.
Një nënë e re ka vendosur ta quajë djalin e saj Charlie, ndërsa ka postuar në Instagram edhe një fotografi të dorës së fëmijës së sapolindur, në byzylykun të cilit shkruhet mesazhi i fortë: ‘Je Suis Charlie’, (Unë jam Charlie).
Fotografia e hedhur në Instagram nga nëna e fëmijës ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive.
(er.nu/BalkanWeb)
