TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’ ka reaguar ashpër pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Bradashesh të Elbasanit, ku 3 persona u vranë me armë zjarri.

Berisha thekson se rendi është në dorë të bandave, ndërsa shton se policia ‘lau duart’ duke thënë se ngjarja ishte për larje hesapesh.

“Rendi ne dore te bandave!
Masaker ne prag te Vitit te Ri ne Elbasan!
Te dashur miq, nata e mbremshme ishte e pergjakshme ne Elbasan. Tre te vrare me bresheri kallashnikovi, dy shtetas shqiptare dhe nje turk. Vrasesit si zakonisht u larguan ne drejtim te paditur per nje darke me narkopolice. Vet narkopolicia lau duart duke e cilesuar masakren si zakonisht qerim hesapesh midis bandave. Kjo masaker provon dhe nje here se ne Shqiperi rendi eshte ne duar te bandave. sb”, shkruan Berisha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb