SHBA-Nikollas Kruz, 19-vjeçar, ka pohuar se ka shtënë mbi nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit, nga ku e kishin përjashtuar për shkak të sjelljeve të dhunshme.

Ai ka dalë përpara gjykatës i akuzuar me 17 aktakuza për vrasje të paramenduar, dhe aty ka rrëfyer se përpos armës gjysmëautomatike “AR-15”, në çantën e shpinës kishte edhe municione shtesë.

Qëllimi i tij ishte të shkaktonte sa më shumë viktima dhe vet të shpëtonte duke u hequr si një prej adoleshentëve të tmerruar që kërkonin ndihmë.

Ngjarja shokuese e shtyu presidentin Donald Tramp të deklaronte se administrata e tij do të punojë për të përmirësuar sigurinë në shkolla dhe për të trajtuar sëmundjet mendore.

Demokratët nxituan të theksojnë edhe një herë se episodi tronditës nënvizon sërish nevojën për ligje më të ashpra për armët, por Tramp nuk e përmendi këtë çështje në fjalimin e tij të shkurtër, ku megjithatë theksoi se sigurinë në shkolla do ta kthejë në prioritet.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: