https://www.youtube.com/watch?v=MhA5HENe9VY

GREQI- Policia greke ka identifikuar autorin e plagosjes së 15 personave në një lokal nate në Athinë, të shtunën në të gdhirë. Sipas policisë greke, ai është shtetasi shqiptar Arben Glodiani 35 vjeç, i skeduar për precedentë penalë të mëparshëm.

Polica ka në duar një video nga kamerat e lokalit, ku është filmuar agresori teksa largohet me kallashnikov në duar, disa sekonda pasi ka qëlluar mbi 15 persona të pafajshëm. Nisur nga videoja, policia e identifikoi autorin e krimit dhe thotë se arrestimi i tij është vetëm çështje kohe. Nga hetimet, rezulton se agresori është anëtar i një organizate të rrezikshme kriminale, që është përfshirë në trafik droge dhe prostitucion.

Sipas burimeve policore, shqiptari duket të jetë i njëjti person i cili hapi zjarr në një kafene më 6 nëntor dhe ka vrarë një shqiptar tjetër 44-vjeçar. Dëshmitarët tregojnë se dje në mëngjes personi i armatosur kishte qenë duke pirë në lokal. Pasi doli, u rikthye i armatosur duke thënë: “Sonte do të ketë gjak, do të vdisni të gjithë” dhe nisi të qëllojë pa dallim kundër klientëve dhe punonjësve të lokalit. Në lokal zotëroi paniku, ndërsa shqiptari i armatosur doli dhe u largua me një taksi.

(News24)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb