RUSI- Një person është arrestuar sot në Rusi, pasi dyshohet të jetë organizator i sulmit që ndodhi në metronë e Shën Petersburg, ku humbën jetën 15 person. Ngjarja në fjalë ndodhi para dy javësh.

BBC shkruan se bëhet fjalë për Abror Azimov, 29 vjeç, me origjinë nga Azia Qendrore. I riu- sipas burimeve- ndodhet nën arrest në qytetin e Odintsovo-s, në perëndim të kryeqytetit rus, ndërsa është marrë në pyetje nga hetuesit.

Azimov është personi i nëntë i arrestuar lidhur me ngjarjen. Azimov akuzohet se ka trajnuar Akbardjon Djalilov për të përdorur bombën në metro.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: