Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e tmerrshme të ndodhur në Milano pak ditë më parë, ku një 17-vjeccar vrau me thikë nënën, babanë dhe vëllanë e tij vetëm 12-vjeç.

Ai ka dëshmuar para hetuesve, se fillimisht ka vrarë të vëllanë, ndërkohë që ishte duke fjetur.

Kanë qenë të qarat e të miturit ato që kanë zgjuar prindërit.

Babai po bërtiste duke më thënë të kërkoja ndihmë, ky ishte edhe momenti që e vrava”, u shpreh ai.

Kujtojmë se fillimisht 17-vjeçari deklaroi se ka qenë babai ai që kishte vrarë nënën dhe djalin e mitur, dhe se 17-vjeçari kishte vrarë të atin pasi pa skenën e tmerrshme.

Më pas ai deklaroi para hetuesve se arsyeja që e çoi në aktin makabër, ishte fakti që ndjehej i huaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb