Ndoshta një fëmijë dhe ai vetë. Fytyra nuk tregon aspak atë çfarë ai po kalonte dhe askujt nuk i shkonte në mendje se mund të vriste.

Mediat gjermane thonë se Ali Sonboly, 18-vjeçari, i cili vrau 9 persona mbrëmë në Mynih, në Qendrën Tregtare, ka qenë “i sëmurë psiqikisht” dhe një person i vetmuar pasi “dhunohej verbalisht” në shkollë.

Dailmayil shkruan se një ish-shok klase i autorit të Munihut ka thënë se ai i ka kërcënuar ata se do t’i vriste. Madje bëhet e ditur se ai gjithmonë është ngacmuar në shkollë përgjatë shtatë vjetëve sa ishte atje.

“Bëhet fjalë për një atentator të formuar vetë, që vuante nga kriza depresive, i shtruar në vitin 2012 pasi kishte pësuar akte dhunë. I ishte nënshtruar terapisë psikiatrike, kuruar për depression”­ ka
shpjeguar prokurori gjerman Thomas Steinkraus­Koch.

Emri i tij nuk rezulton të jetë i panjohur për policinë. Ai ishte viktimë e dhunës në 2010, kur ishte rrahur nga 3 djem. Në 2012 ishte viktimë e një vjedhjeje.

Në komodinë iu gjet një libër “Pse studentët vrasin”. Burime nga DPA raportojnë se vrasësi kishte probleme shkollën, pasi të premten nuk kishte arritur të kalonte një një provim final.

Sipas të njëjtit burim vrasësi kalonte orë të gjata në kompjuter, adhuronte lojërat me të shtëna e vrasje, madje kishte shprehur edhe admirim për autorin e masakrës në Winnenden, në 2009, kur një
student vrau në shkollë 15 nxënës.

Për këtë arsye, sipas personit anonim që thotë të ketë qenë shok klase me sulmuesin Ali Sonboly, ai ka premtuar hakmarrje ndaj të gjithë atyre që e kanë torturuar atë.

I riu gjerman me prejardhje iraniane, madje edhe ka diskutuar bashkë me një qytetar i cili filmonte me celular. Ai thotë gjatë diskutimit, se për 7 vite është keqtrajtuar verbalisht në shkollë, ndërkohë që thotë se edhe ka lindur në Gjermani.

Policia gjermane ka zbuluar se Ali Sonboly është djali i një taksisti dhe nuk ka lidhje me ISIS-in.
Sipas policisë, djaloshi 18-vjeçar madje kishte thirrur disa prej viktimave të tij në vendin e krimit duke u premtuar McDonalds pa pagesë.

Një faqe e rreme në Facebook i kishte ftuar viktimat që të mblidheshin në një vend specifik për një ofertë speciale ku më pas i ka pritur 18 vjeçari duke shtënë mbi ta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: