Ka vdekur edhe personi i tretë nga përleshja me armë që ndodhi javën e kaluar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.


Një person kishte vdekur në vend, e një tjetër në spital, ndërsa nga QKUK’ja konfirmojnë për Gazetën Express se ka vdekur edhe personi i tretë nga përleshja me kallashnikov në rrugën “Muharrem Fejza”.


Viktima është Gani Rafuna, i lindur në vitin 1943, e lajmin e kanë konfirmuar edhe nga familja Rafuna. Javën e kaluar në Lagjen e Spitalit nga një përleshje e armatosu mbeti një i vrarë dhe tre  të plagosur.


Për këtë rast janë arrestuar fillimisht dy persona si të dyshuar, e më pas edhe një tretë.

Përleshja në periferi të Prishtinës ka ndodhur si pasojë e një konflikti pronësor ndërmjet Familjes Rafuna dhe Mehmeti. Të plagosur ishin katër persona derisa njëri prej tyre kishte ndërruar jetë pak minuta pas plagosjes. I dyti kishte ndërruar jete në mbrëmje.

Ndërsa, 76 vjeçari Gani Rafuna kishte mbetur i plagosur rëndë që vdiq sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Deri më tashmë janë arrestuar tre persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb